Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Siguron asistencë për klientët nëpërmjet interpretimit arkitektural të projektit dhe shpjegimit të cdo detaji teknik;
- Regjistron dhe analizon me kujdes kërkesat e klientëve në lidhje me planin arkitekturor dhe realizon skema të cilat përmbushin kërkesat e klinetëve;
- Siguron se cdo koncept/skicë arkitekturore është kuptuar drejtë nga klientët e interesuar;
- Rishikon skicat duke marrë në konsideratë kërkesat e klientëve por gjithnjë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit;
- Administron projekte të ndryshme dhe ndërton marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt;
- Siguron ndjekje maksimale të zbatimit të projektit.
- Pregatit planimetritë në përputhje me kriteret e projektit dhe kërkesat e klientit;
- Asiston në projekte të vecanta që mund ti caktohen;
- Pregatit memo, raporte të ndryshme periodike javore/mujore sipas kërkesës dhe nevojës;
- Siguron etikë maksimale në komunikim me klientët dhe të gjithë bashëkpunëtorët e tjerë;
- Përditëson njohuritë në lidhje me punën dhe profesionin, duke marrë pjesë në seminare, trajnime apo rrjete të ndyrshme profesionale si dhe duke lexuar artikuj dhe botime të ndryshme profesionale;
- Kryen raportimin javor të detyrave të realizuara dhe paraqet planin e punës për javën në vijim tek eprori;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Diplomë Universitare në Arkitekturë ose studime të tjera të lidhura me pozicionin;
- Minimumi 2 vite përvojë relevante pune;
- Aftësi të larta krijuese dhe inovatore;
- Ndjenjë artistike të lartë dhe vëmëndje ndaj detajeve;
- Të menduarit krijues dhe I orientuar drejt punës në grup;
- Aftësi për të analizuar proceset e punës dhe procedurat dhe për të identifikuar mundësi përmirësimi;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me kolegët;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe jo verbale;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office;
- Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike profesionale si Autocad etj;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment