Partner.al kërkon një Inxhinier Mekanik ose Mekatronik në Tiranë, për një klient i cili ofron shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të makinerive në fushën industriale.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Supervizon, organizon, implementon punën në të gjitha proceset;
- Asiston dhe regjistron proceset e punës, që fokusohen kryesisht ne kryerjen e sherbimeve të Mirëmbajtjes dhe Riparimeve të Mjeteve Industriale të përpunimit të ngarkesave si Vinca Portuale, Fadroma, Reach Stacker etj;
- Garanton zbatimin e saktë të teknikave mbi riparimin e mjeteve;
- Ndërton marëdhenie të mira bashëpunimi me kolegët;
- Raporton për ecurinë e proceseve të Mirëmbajtjes dhe Riparimeve të Mjeteve Industriale;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e dokumentacionit të mjeteve;
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet në arsimin e lartë në profil Inxhinieri Mekanike, Mekatronike;
- Të ketë eksperiencë në mirëmbajtje, riparim të mjeteve të punës;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, supervizimi;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira në menaxhim stafi dhe krijim ekipesh pune;
- Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës.
- Mbi tre vite eksperiencë pune në profile të ngjashme.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment