Partner.al kërkon një Category Manager në Tiranë, për një klient me 25 vite eksperiencë në prodhimin dhe distribucionin e produkteve ushqimore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zgjedh dhe zbaton strategjinë për kategorinë sipas politikës së kompanisë;
- Rendit dhe studion linjat e plota të produkteve, duke i njohur shumë mirë ato;
- Negocion për kosto më të favorshme të produkteve dhe siguron që furnizuesit të kenë çmimet më të lira në treg;
- Analizon konkurrencën në treg dhe gamën e produkteve sipas kategorive;
- Organizon aktivitete promovuese në bashkëpunim me furnizuesit për planin promovues;
- Implementon planin promovues në bashkëpunim me departamentin e marketingut dhe shitjeve;
- Referuar buxheti të kompanisë përgatit planin e punës për kategorinë;
- I kushton vëmendje planit të organizimit të produkteve në raftet;
- Bashkëvepron me furnizuesit për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, planifikimin e shpërndarjes dhe për të zgjidhur problemet me çmimet ose ndonjë çështje tjetër;
- Zhvillon dhe zbaton planet e biznesit për furnitorët dhe përcakton objektiva specifikë për performancën e furnitorëve;
- Harton të gjitha termat e kontratës dhe i shpërndan në departamentet përkatëse (p.sh. Departamenti i Financave – termat e pagesës, shpërblimet, etj), Logjistika- kushtet e shpërndarjes; Marketingu-planet promovuese etj;
- Punon me menaxherët e departamentit të shitjes HoReCa për tu azhurnuar në lidhje me trendet dhe nevojat e dyqaneve;
- Analizon raporte për të përcaktuar shitjet përmes tarifave dhe marrë vendimin e duhur për kategorinë;
- Përgjegjës për të gjitha dokumentet dhe regjistrimet që i përkasin kategorisë.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet master në degët, Administrim Biznesi / Marketingu ose Financa;
- Të paktën 3 vjet përvojë pune në pozicion të ngjashëm;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira të programit Microsoft Office;
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
- Aftësi për t’u njohur me shpejtësi në situata të reja;
- Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment