Partner.al kërkon një Koordinator Shitjesh në Tiranë, për një klient i cili operon në projektimin/ prodhimin e produkteve promocionale dhe reklamave.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për shitjet dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit;
- Përgatit dhe zbaton planin strategjik për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të zgjeruar portofolin e klientëve;
- Vlerëson dhe raporton mbi zhvillimet dhe ndryshimet e tregut;
- Krijon marrëdhënie afatgjata me klientë dhe partnerë të rinj;
- Përgjegjës për marrjen e porosisë nga klienti duke asistuar në matjen dhe planifikimin e produktit promocional;
- Mirëmban marrëdheniet me klientet ekzistues;
- Harton dhe zbaton procesin e shitjes dhe strategjisë së marketingut për pjesën e tregut që mbulon;
- Arrin objektivat mujore të përcaktuara nga kompania.
- Zbaton politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
- Identifikon dhe zgjidh në kohë shqetësimet e klientëve.
- Raporton në mënyrë të vazhdueshme tek administratori i kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta (e preferueshme në Inxhineri Mekanike) ;
- Përvojë e mëparshme në menaxhim shitjesh B2B, përbën
avantazh; - Aftësi të shkëlqyera për të prezantuar specifikat e dallueshme të produkteve dhe shërbimeve;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe zgjidhje problematikash;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e MC.Office dhe AutoCad;
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment