Partner.al kërkon një Specialist Shitjesh në Tiranë, për një klient i cili operon në projektimin/ prodhimin e produkteve promocionale dhe reklamave.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon takime dhe prezanton kompaninë tek klientët potencial;
- Identifikon nevojat e klientit dhe prezanton në menyrë profesionale produktet që kompania tregton;
- Merr porositë tek klientët dhe menaxhon proceset e punës për kryerjen e çdo shërbimi të kërkuar nga klientët;
- Eshtë përgjegjës për shitje direkt të shërbimeve dhe produkteve qe kompania ofron;
- Përgatit planin ditor dhe raporton tek koordinatori i tij;
- Zbaton politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë;
- Identifikon dhe zgjidh në kohë shqetësimet e klientëve;
- Raporton në mënyrë të vazhdueshme tek administratori i kompanisë;
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta (e preferueshme në Inxhineri Mekanike) ;
- Përvojë e mëparshme në menaxhim shitjesh, përbën
avantazh; - Aftësi të shkëlqyera për të prezantuar specifikat e dallueshme të produkteve dhe shërbimeve;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe zgjidhje problematikash;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e MC.Office dhe AutoCad;
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment