Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh në Tiranë, për një klient, i cili operon në fushën e tregtimit, shitjes me shumicë dhe pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për zonën e Tiranës;
- Viziton çdo pikë shitje sipas programit ditor;
- Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët;
- Identifikon nevojat e klientëve;
- Jep propozime për përmbushjen e kërkesave të klientit;
- Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
- Të zbatojë me përpikmëri detyrat e përcaktuar nga eprori;
- Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas modelit/strategjisë të kompanisë;
- Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave;
- Përgatitja e raportimeve të ndryshme, sipas kërkesave nga eprori i drejtpërdrejtë;
- Të informohet në menyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas;
- Çdo detyrë tjeter në lidhje me funksionet e tij e caktuar nga eproret e drejtpërdrejtë.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet Fakulteti Ekonomik;
- Eksperiencë në pozicione të ngjashme mbi 2 vjet;
- Njohuri në perdorimin e programeve financiare dhe Paketës Office;
- Aftësi komunikimi dhe menaxheriale;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin pozicion aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment