Partner.al kërkon një Teknik IT në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e IT dhe Sistemeve të Sigurisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për instalimin e rrjeteve kompjuterike ose CCTV;
- Përgjegjës për instalimin e sistemeve të ndryshme në grup ose në varesi të punimeve;
- Përgjegjës për riparime paisjesh komjuterike apo paisje zyre në servisin e kompanisë;
- Përgjegjës për punime në terren për instalime sistemesh CCTV, Sisteme Alarmi, Instalime/Konfigurime Paisje IT;
- Të riparojë problemet e ndryshme në sistem.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsim e lartë në degët Informatike, Inxhinjeri Kompjuterash;
- Të ketë eksperiencë minimumi 3 vite në pozicion të ngjashëm;
- Të ketë njohuri për produkte informatike (IT);
- Të ketë njohuri për Sisteme Sigurie (CCTV);
- Të ketë njohuri për Sisteme Alarmi;
- Të kenë aftesi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
- Kualifikime të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit;
- Preferohet të kenë leje për drejtim automjeti;
- Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment