Partner.al kërkon një Specialist/e Finance në Durrës, për një klient i cili operon në fushën e tregtimit të produkte informatike, kancelarie dhe të sigurisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse për përgatitjen e faturave të shitjes, hedhjen në sistemin financiar dhe kontrollin e tyre;
- Përgjegjëse për përpilimin e dokumentave të arkës dhe menaxhimi i detyrimeve progresive të klientëve me bazë ditore;
- Të kryej përditësimin e situatës së llogarive analitike dhe sintetike të furnitorëve dhe kreditorëve të tjerë të kompanisë;
- Përgjegjëse për regjistrimin dhe kontrollin e faturave të blerjes në sistem;
- Përgjegjëse për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh, kostove ditore për katër pikat e shitjes;
- Përgjegjëse për inventarizimin e produkteve të kompanisë;
- Harton raporte të thjeshta periodike;
- Regjistron të gjitha veprimet e arkës në librin e arkës, në sistemin financiar;
- Përgjegjës për dokumentacionin e arkës-mandatet;
- Kryen hedhjen e fletë daljeve në sistem.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike; preferohet në Financë;
- Përvojë e mëparshme jo më pak se 4 vite në pozicione të ngjashme;
- Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office 2010/2016;
- Të njoh programet financiare Alpha Web;
- Aftësi të mira menaxheriale dhe organizative;
- Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike;
- Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;
- Etikë pune dhe përpikmëri;
- Të ruaj konfidencalitetin e informacioneve të kompanisë.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment