Partner.al kërkon një Agjent/e Imobilar në Tirane, për një klient i cili operon në shit-blerjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të kërkojë dhe te gjejë përmes çdo instrumenti të nevojshëm dhe të përshtatshëm, pasuri të paluajtshme (pa kufizim në lloj dhe në sasi);
- Informon për çdo të dhënë të pasurive të paluajtshme punëdhënësit në përputhje me objektivat periodik të caktuar nga Agjensia;
- Të kryjë bisedime, promovim të pasurive të shoqërisë me klientë potenciale me qëllim ndërmjetësimin dhe finalizimin me sukses të transaksioneve të ndryshme që kanë për objekt shi-tblerjen, dhënien apo marrjen me qira të pasurive të paluajtshme;
- Të raportojë ecurinë e aktivitetit ditor, pranë përfaqesuesit të Agjensisë, duke njoftuar çdo eventualitet dhe problematike lidhur me këtë aktivitet;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsim e lartë;
- Eksperienca në pozicione të ngjashme përbën avantazh;
- Të ketë njohuri të qytetit të Tiranës, zonave kryesore urbane;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
- Të jetë i vetëmotivuar për arritjen e rezultateve të larta;
- Të jetë e aftë të punojë në grup;
- Të posedojë leje drejtimi të kategorisë B;
- Të ketë njohuri të mira të programit MC Office;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Vendosni Subjec për vendin vakant që do të aplikoni. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment