Partner.al kërkon një Arkëtare në Tiranë, për një klient i cili operon prej 20 vitesh në fushën e distribucionit në industrinë e FMCG.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjëse për arkëtimin ditor të klientëve dhe agjentëve të shitjes;
  • Përgjegjëse për përpilimin e dokumentave përkatëse të arkës dhe menaxhimi i detyrimeve të klientëve;
  • Përditëson sistemet e brendshme me të dhëna financiare dhe databazën e kompanisë;
  • Dorëzon fondin e arkës në fund të ditës dhe kryen rakordimin me përgjegjësin.
  • Kryen detyra të tjera në Departamentin e Financës.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune minimumi 1 vite në profil të ngjashëm;
  • Të ketë njohuri bazë të procedurës së shitjes (faturë tvsh, kasë fiskale)
  • Njohuri të mira të paketës MS Office dhe programeve financiare;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike;
  • Etikë pune dhe përpikmëri.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment