Partner.al kërkon një After Sales Manager në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit të pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për njohjen e produkteve dhe specifikat teknike të tyre;
- Menaxhon stokun e pjesëve të këmbimit;
- Mirëmban të dhëna të sakta për të gjitha raportimet dhe marrëdheniet me departamentin teknik të furnitorëve;
- Trajton dhe u jep zgjidhje anekesave ose reklamimeve të klientëve përsa i përket problemeve teknike të produkteve;
- I jep zgjidhje problemeve që produktet mund të kenë brënda dhe jashtë garancisë.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsimin profesional Mekanik ose Hidro-teknik,
arsimi I lartë përbën avantazh; - Të ketë eksperiencë pune të profilit teknik me materiale ndërtimi dhe paisje hidro-sanitare;
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
- Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti dhe korrektësia;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment