Partner.al kërkon një Teknik Elektriçist , për një klient që operon prej 13 vitesh në fushën e distribucionit te  kafesë dhe produkteve të tjera të konsumit.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës i asistencës teknike dhe mirëmbajtjes së ekspresave të kafes;
  • Monitorimin e punës së stafit të teknikeve që ka nën përgjegjesi;
  • Kryerjen e kontrolleve të paisjeve para dërgimit të klienti;
  • Bashkëpunon me Departamentin e Shitjeve për shërbimet teknike që duhen kryer për paisjet ekspres te klienti;
  • Ndjekja dhe monitorimi i ecurisë së pajisjeve ekspres te klientët;
  • Monitorimi i paisjeve ekspres në magazinë.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë ose profesional Inxhinieri Elektrike ;
  • Të ketë aftësi delegimi dhe monitorimi periodik;
  • Të jetë bashkëpunues me stafin që ka në varësi;
  • Eksperience e ngjashme përbën avantazh.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment