Partner.al kërkon një Administrator Pallati në Tiranë për një kompleks prestigjoz banimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për mirëmbajtjen e bashkëpronësisë, përfshirë edhe kontraktimin e subjekteve të treta;
  • Ndërmarrjen e kontrolleve periodike, teknike si sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit, sistemi i ngrohjes qendrore, ashensorëve, tarracave, sistemi i ndriçimit, si dhe mirëmbajtja higjieno-sanitare;
  • Mbledhjen, faturimin ose kontrollin për derdhjen në llogari bankare të tarifave mujore;
  • Mbajtjen e buxhetit për mirëmbajtje dhe riparime;
  • Kontrollin e kostove dhe të pagesave të të gjitha faturave;
  • Përgatitjen e raportit për gjendjen financiare, mujore dhe vjetore për personat ose subjektet që përdorin ndërtesën;
  • Përgatitjen e planit të veprimeve vjetore të buxhetit përkatës, masës dhe kohës së kryerjes së pagesës së tarifave mujore;
  • Kontrolli i zbatimit të rregullave të bashkëjetesës;
  • Regjistrimin e ashensorit pranë strukturave përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Arsimi i lartë universitar;
  • Licensim nga Bashkia Tiranë sipas LIGJIT nr. 10 112, datë 09.04.2009 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”;
  • Eksperiencë pune jo më pak se dy vite;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Njohuri paraprake në fushën e Menaxhimit, Financave dhe Burimeve Njerëzore;
  • Aftësi të mira komunikuese ndërpersonale;
  • Të ketë patentë të klasit B (opsionale)

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment