Partner.al kërkon një Specialiste Finance në Tiranë, për një kompani, e cila operon në shitjen me pakicë të veshjeve për brande ndërkombëtar, në qëndrën tregtare TEG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon dhe kontrollon operacionet financiare;
- Menaxhon dhe koordinon të gjitha aktivitetet me palët e treta lidhur me çështjet financiare të kompanisë;
- Menaxhon dhe kontrollon çështjet administrative të kompanisë të lidhura me logjistikën, rregjistrimin e faturave dhe magazinën qëndrore;
- Kryen inventarin në magazinë;
- Përgatit raport furnitorësh (raport javor) dhe raport likujditetesh (raport ditor);
- Përgatit raport në lidhje me shitjet / arkën;
- Përgjegjëse për regjistrimet në sistemin të faturave të blerjes dhe shitjes;
- Përgjegjëse për regjistrimet e veprimeve të Bankës dhe Arkës në sistemin financiar;
- Kryen rakordimet me klientë dhe furnitorë;
- Kontrolln gjendjen e magazinës (fatura blerje/ transferime);
- Përgjegjëse për blerjet mujore (materialet të ndryshme) për dyqanet;
- Ndjek disa nga procedurat e Burimeve Njerëzore.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar studimet e larta;
- Mbi 1 vite eksperiencë pune të ngjashme (preferohet në industrinë e Retail);
- Aftësi të mira organzitave dhe negociuese;
- Njohuri shumë të mira të programeve financiare (preferohet Alpha)
- Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
- Të jetë e gatshëme për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
- Të bashkëpunojë me stafin për të gjitha detyrat;
- Të jetë etike në marrëdhënie me kolegët.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment