Partner.al kërkon një Magazinier në Tiranë për një kompani të sukesseshme distribucioni e cila operon në treg prej 20 vitesh.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjegjës për hyrjen dhe daljen e mallrave, inventarizimin sipas dokumentacionit të ardhur nga destinacione të ndryshme;
- Kontrollon sasinë dhe cilësinë e të gjitha produkteve që hyjnë dhe dalin nga magazina;
- Përgjegjës për plotësimin e dokumentacionit të magazinës (fletë-hyrje, fletë-dalje, proces-verbalet, inventarin);
- Mbikëqyr aktivitetin dhe shpërndan detyrat për punëtorët e magazines;
- Përgjegjës për përgatitjen dhe kontrollin e të gjitha dërgesave dalëse (porositë për klientët);
- Bën sistematikisht inventare për të gjithë sektorët e magazinës (inventar ditor, javor, mujor);
- Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit.
- Kryen detyra të tjera të cilat mund t’i përcaktohen gjatë ditës.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Arsim i Mesëm ose i Lartë;
- Mbi dy vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm, përbën avantazh;;
- Njohuri të mira të programit financiar “Alfa Business”;
- Të jetë person i shkathët, i motivuar, autoritar, i komunikueshëm;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
- Njohës dhe përdorues i programeve të MS Office (Word, Excel, PowerPoint);
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment