Partner.al kërkon një Arkëtare në Tiranë, për një klient i cili operon në furnizimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjëse për arkëtimin ditor të klientëve dhe agjentëve të shitjes;
  • Përgjegjëse për përpilimin e dokumentave përkatëse të arkës dhe menaxhimi i detyrimeve të klientëve;
  • Njeh produktet e shoqërisë dhe pasqyron veprimet financiare për procedimin në lidhej me shitjen e tyre;
  • Përgjegjës për pagesat nga arka në perputhje me procedurat operacionale dhe dokumentacionin e kërkuar;
  • Kryen veprimet e nevojshme në arkë lidhur me:                                          a) Printimin e inventarit për veprimet e kryera.
    b) Përpunimin e vlerave që ka në ngarkim në fund të ditës.
    c) Krahasimin e gjëndjes fizike me gjendjen kontabel.
  • Dorëzon fondin e arkës në fund të ditës dhe kryen rakordimin me përgjegjësin.
  • Garanton regjistrimin e te gjithe informacionit te nevojshem kontabel sipas formateve te kerkuara nga Kompania dhe legjislacionit ne fuqi.
  • Kryen detyra të tjera në Departamentin e Financës.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune minimumi 2 vite në profil të ngjashëm;
  • Të ketë njohuri bazë të procedurës së shitjes (faturë tvsh, kasë fiskale)
  • Njohuri të mira të paketës MS Office dhe programeve financiare;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane;
  • Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike;
  • Etikë pune dhe përpikmëri.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment