Partner.al kërkon një Inxhinier Ndërtimi , për një klient i cili operon në sektorin e ndërtimit prej 26 vitesh.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
- Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi;
- Njohuri ne zbërthimin e projekteve te ndërtimeve civile dhe infrastrukturës rrugore
- Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim;
- Zbaton të gjithë metodologjinë e ndërtimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme për opsionet më të mira drejtuesit për realizimin e grafikut të punimeve;
- Bën ndjekjen dhe monitorimin e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt;
- Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standartet;
- Të organizojë dhe koordinojë proceset e punës në zbatim;
- Të jetë ndjekës shumë i mirë dhe zbatues me përpikmëri i rregullave të sistemit teknik.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar Universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Minimumi 2 vjet eksperiencë pune në këtë profil;
- Të ketë njohuri shumë të mirë mbi programet bazë dhe Autocad;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizatës;
- Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, supervizimi;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment