Partner.al kërkon një Shofer në Tiranë, për një klient i cili operon në furnizimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike.  

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Tërheqja e produkteve nga magazina;
  • Përgjegjës për dorëzimin e artikujve në destinacionin përkatës;
  • Ngarkon dhe shkarkon materialin që dorëzon;
  • Drejton me përgjegjësi dhe në mënyrë të sigurtë automjetin transportues që ka në ngarkim;
  • Regjistron dhe raporton çdo dërgesë në koordinim me departamentin përkatës;
  • Menaxhim i rutit ditor;
  • Përgjegjësi mbi produktet në mënyrë që të mos dëmtohen gjatë transportit.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar arsim e mesëm;
  • Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B,C,D;
  • Te jetë i gatshëm të udhëtojë në rrethe;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri të gjuhës Italiane;
  • Përbën avantazh njohuria mbi materialet elektrike;
  • Të dijë të përdorë pajisjet GPS;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Të jetë fleksibël në lidhje me oraret e punës;

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment