Partner.al kërkon një Inxhinier/e Ndërtimi Urbanistik, për një klient i cili operon në sektorin e ndërtimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  •  Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi;
  • Te shqyrtoj dhe interpretoj vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës;
  • Njohuri ne zbërthimin e projekteve të infrastrukturës rrugore;
  •  Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim;
  • Zbaton të gjithë metodologjinë e ndërtimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme për opsionet më të mira drejtuesit për realizimin e grafikut të punimeve;
  • Te bashkëpunoj me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
  • Te kryej detyrat inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres, zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren si dhe zbatimin e punimeve.
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standartet;
  •  Të organizojë dhe koordinojë proceset e punës në zbatim;
  • Të jetë ndjekës shumë i mirë dhe zbatues me përpikmëri i rregullave të sistemit teknik.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar Universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  •  Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në këtë profil;
  •  Të ketë njohuri shumë të mirë mbi programet bazë dhe Autocad;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve në infrastrukturën rrugore;
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizatës;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, supervizimi;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment