Partner.al kërkon një Financiere në Tiranë, për një klient i cili operon në fushën e ndërtimit dhe konsulencës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Hartimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes dhe blerjes;
- Regjistrimi i veprimeve të magazinës, rakordimi periodik në lidhje me lëvizjet e produkteve dhe inventarin fizik;
- Kontrolli i ecurisë së pagesave të klientëve në bazë të faturave të shitjes;
- Kontrolli i detyrimeve ndaj furnitorëve;
- Përgatitja e raporteve të detajuara mujore të shpenzimeve & të ardhurave të realizuara;
- Rakordime me bankat;
- Përgatitja e listëpagesave mujore;
- Përgatitja dhe deklarimi i detyrimeve tatimore në sistemin e-filing;
- Regjistrimi në kontabilitet i gjithë transaksioneve financiare, referuar Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit 1-14;
- Përgatitja e Pasqyrave Financiare vjetore;
- Kryerja e çdo veprimi tjetër të nevojshëm brenda fushës së financës.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet master pranë Fakultetit të Ekonomisë, me mesatare mbi 8 (vërtetuar me kopje të diplomës dhe listë notash);
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet si specialiste finance, e preferueshme në fushën e ndërtimit;
- Të ketë eksperiencë në deklarimet tatimore dhe mbajtjen e kontabilitetit;
- Të përdorë shumë mirë programin e kontabilitetit Alpha Business dhe Bilanc;
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze;
- Të njohë dhe perdorë shumë mirë paketën Office;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment