Partner.al kërkon një Brand Manager në Tiranë, për një klient i cili operon në distribuimin e produkteve farmaceutike dhe kozmetike.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Prezanton në mënyrë dinjitoze produktet e kompanisë tek klientët;
  • Vendos dhe zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme midis kompanisë dhe klientëve;
  • Bashkëpunon në mënyrë kualitative me klientët me qëllim arritjen e  marrëveshjeve;
  • Kujdeset që të arrijë objektivat e shitjes të vendosura nga kompania;
  • Planifikon dhe realizon promocionet tek blerësit;
  • Përcjell pagesat e blerësve tek departamenti i financës;
  • Respekton procedurat e punës;
  • Përgatit raporte periodike mbi realizimin e objektivave.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë në Marketing/Administrim Biznesi apo profile të ngjashme;
  • Eksperienca e mëparshme në Marketing të produkteve kozmetike përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Njohja e mirë e gjuhës Angleze përbën avantazh;
  • Të jetë fleksibël dhe bashkëpunuese;
  • Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment