Partner.al kërkon një Financier/e në Durrës, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit të materialeve të ndërtimit, bojrave dhe materialeve për arredimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Hartimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes dhe blerjes;
- Regjistrimi i veprimeve të magazinës, rakordimi periodik në lidhje me lëvizjet e produkteve dhe inventarin fizik;
- Përgjegjëse për kontrollin financiar të kompanisë;
- Kontrolli i ecurisë së pagesave të klientëve në bazë të faturave të shitjes;
- Kontrolli i detyrimeve ndaj furnitorëve;
- Përgatitja e raporteve të detajuara mujore të shpenzimeve & të ardhurave të realizuara;
- Rakordime me bankat;
- Kryerja e çdo veprimi tjetër të nevojshëm brenda fushës së financës.
- Raporton në fund të ditës te shefja e financës.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet master pranë Fakultetit të Ekonomisë;
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3-5 vjet si financiere;
- Të ketë aftësi menaxhuese, organizative dhe etikë të lartë profesionale;
- Të përdorë shumë mirë programin e kontabilitetit Alpha Business;
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze;
- Të njohë dhe perdorë shumë mirë paketën Office;
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment