Partner.al kërkon Specialist/e IT në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit të materialeve të ndërtimit, bojrave dhe materialeve për arredimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ketë njohuri të mira në teknologji të ndryshme Software dhe Hardware dhe instalimin e tyre;
- Të ketë njohuri të mira në virtualizime, firewall, microtik, OS, Troubleshooting;
- Të jetë njohës i sistemeve Backup të të dhënave (Tape Server);
- Te dijë të përdor dhe të menaxhojë sistemet e operimit Windows 7,8,10 dhe troubleshooting të tyre;
- Të kujdeset për sistemet e sigurisë së të dhënave, si antivirus, etj;
- Të mirëmbajë Printera, Fotokopje dhe Skanera.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsim e lartë në degët Informatike, Inxhinjeri Kompjuterash;
- Të ketë eksperiencë minimumi 2 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm;
- Të kenë aftesi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
- Kualifikime të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit;
- Preferohet të kenë leje për drejtim automjeti;
- Të mos jenë larguar nga puna për masa disiplinore;
- Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment