Partner.al kërkon një Faturiste në Tiranë, për një klient i cili operon prej 20 vitesh në treg në distribuimin e produkteve ushqimore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Faturon të gjitha faturat e shitjes së mallit në sistem;
- Bën sistemim të faturave të shitjes sipas numrit rendor dhe grupit të faturave, si dhe verifikon saktësinë e plotësimit të tyre;
- Rregjistron porositë për shitje në sistemin kontabël;
- Regjistron faturat e kthimit të mallit, dhe zbritjet;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Supervizorja e Shitjeve.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Kandidatja duhet të ketë diplomë universitare në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë;
- Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë pune në të njëjtin profil ;
- Njohëse e programit financiar AlphaWeb ose Financa 5;
- Aftesi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi për të punuar në grup;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment