Partner.al kërkon një Inxhinier Kantieri në Tiranë, për një kompani të suksesshme ndërtimi, e cila operon në treg prej 12 vitesh.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Kontrollin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, si dhe kushtet e sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
  • Suporton në përgatitjen e kontratave të punimeve duke plotësuar specifikimet e punimeve, afatet etj;
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte pikëtimi e dhe kontrolli;
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
  • Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit dhe kryerjen e inspektimeve;
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave te sipërmarrjes;
  • Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier , hidraulik, elektriçist, topograf) për punime në kantier;
  • Evidentimin e nevojave për materiale, dhe administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
  • Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Mbi 10 vjet eksperiencë në ndërtim;
  • Eksperiencë pune në kompani ndërkombëtare;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  •  Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MSPROJECT etj.);
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative,planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment