Partner.al kërkon një Inxhinier Mekanik në Tiranë, për një kompani të suksesshme ndërtimi, e cila operon në treg prej 12 vitesh.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Koordinimi i të gjitha shërbimeve mekanike, para ndërtimit dhe gjatë zbatimit të projektit;
  • Mbikëqyrja per instalimin e të gjitha sistemeve mekanike/hidrosanitare të përfshira në projekt;
  • Planifikon, organizon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë;
  • Ndjek ecurinë e punimeve mekanike në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve mekanikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet shtetërore;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke përgatitur preventivin total.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë e Fakultetit Politeknik, Dega Inxhinieri Mekanike;
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;
  • Mbi 5 vite eksperiencë në HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
  • Eksperienca në AutoCAD dhe MS është një avantazh, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuri në përpilimin e kontratave të sipërmarrjes për instalimet elektro-mekanike.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment