Partner.al kërkon një Menaxher Shumice për gjithë Shqipërinë, për një  klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës për arritjen e targetave sasiorë e cilesorë të Departamentit të Distribucionit;
  • Udhëheq dhe menaxhon ekipin e Distribucionit;
  • Menaxhon marrëdhëniet me partnerët e Distribucionit;
  • Mbikëqyr dhe organizon menaxherët e shitjes dhe aprovon planet e punës;
  • Organizon vizita periodike në kanalin e Distribucionit;
  • Raportim periodik te CEO dhe bordi drejtues për performancën e punonjësve të departamentit;
  • Përgjegjës për respektimin e të gjithë procedurave që lidhen me pozicionin e tij të punës;
  • Kryen raportime periodike të mbi ecurinë dhe problematikat e punës.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik me profil menaxhimi;
  • Të ketë eksperiencë pune minimumi 5 vite në departament shitjesh dhe minimalisht 3 vite eksperiencë në nivel drejtues menaxherial;
  • Të jetë i aftë në organizimin e proceseve të punës;
  • Të jetë i aftë në zgjidhjen e problematikave;
  • Të jetë i aftë në menaxhimin e stafit;
  • Të jetë i aft ne raportimin e informacionit tek CEO i kompanisë;
  • Të jetë i aftë të zhvillojë trajnime të stafit kur do jetë e nevojshme;
  • Të jetë i aftë të punojë me objektiva shitjesh;
  • Të jetë i afte të drejtojë dhe të motivojë punonjësit e tjerë të magazinës;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë mirë kohën dhe të vendosë prioritetet e duhura.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment