Partner.al kërkon një Agjent Shitjesh Pre-Sales në Tiranë, për një klient i cili ka mbi 20 vite që operon në fushën e distribucionit dhe Horeca-s, për produktet ushqimore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për menaxhimin e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët;
- Të realizoj planin dhe prezencën e produkteve të vendosura nga kompania në zonën e tij;
- Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurrentëve;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe indentifikimin e klientëve të rinj;
- Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
- Inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;
- Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
- Negocion me klientët për oferta, pozicione më të mira dhe prezencë më të madhe të produkteve;
- Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
- Përgjegjës për implementimin e standarteve Merchandiser sipas standarteve të përcaktuar nga kompania;
- Të gjejë vendet e duhura për mjetet publicitare dhe të kujdeset deri në fund personalisht për vendosjen në rregull të tyre;
- Raporton në mënyrë aktive për konkurrencën ( çmimet/ ofertat/promocione, etj);
- Të zbatojë me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori;
- Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Arsim i mesëm, i lart përbën avantazh;
- Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme;
- Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
- Të jetë person i shkathët dhe energjik;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
- Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh;
- Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B;
- Vendbanimi Tiranë.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment