Partner.al kërkon Agjent Shitjesh për Zonën Fier-Lushnje, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit të materialeve të ndërtimit, bojrave dhe materialeve për arredimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme..
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për zonën e Jugut;
- Viziton pikat e zonës sipas programit ditor;
- Të ndërtoje të ndjekë dhe të përmirësoje në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët;
- Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët;
- Kontrollon gjendjen e stokut në cdo pikë që viziton;
- Identifikon nevojat e klientëve;
- Jep propozime për përmbushjen e kërkesave të klientit;
- Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
- Zbaton me përpikmëri detyrat e përcaktuar nga eprori.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë përbën Avantazh;
- Eksperiencë pune të mëparshme si Agjent Shitjesh;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative;
- Të kete njohuri të paketës MC Office.
- Të zotërojë leje drejtimi automjeti (klasi B);
- Të jetë me vendbanim në Fier ose Vlorë.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment