Partner.al kërkon një Specialist/e Auditi në Tiranë, për një  klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Kryen procedurat e auditimit;
  • Përgjegjëse për Identifikimin, zhvillimin, dhe dokumentin e proceseve të auditimit;
  • Përgjegjëse për raportimin e rezultateve të auditimit dhe projekteve nëpërmjet raporteve të përcaktuara;
  • Kontrollon, verifikon dhe vlerëson veprimtaritë e departamenteve/filialeve dhe punën individuale të punonjësve të shoqërisë për të përcaktuar përputhshmërinë me rregulloret, standartet, proçedurat dhe politikat e shoqerisë;
  • Kryen kontrolle dhe verifikime të proçedurave të ndjekura gjatë proçeseve të punës , përpilon raportet përkatëse dhe ben sugjerime;
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara gjatë proçesit të auditimit dhe përpilon raporte informative për drejtuesit e shoqerisë;
  • Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të auditimeve të mëparshme, të miratuara nga Drejtuesit;
  • Te jete i afte te punoje ne grup dhe te drejtoje nje proces auditimi, nese kerkohet;
  • Të mbledhë informacionin/dokumentacionin e nevojshëm për përgatitjen e auditimit dhe të përgatisë skedulin e auditimit.

Kualifikimet e këruara për pozicionin:

  • Diplome Universitare e Fakultetit Ekonomik, preferohet dega Financë -Kontabilitet;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, preferohet në kompani retail, tregti, zyre kontabiliteti dhe auditimi;
  • Të ketë njohuri nga ana fiskale e legjislacionit tatimor, deklarimet tatimore Libra Blerje, Libra Shitje, Listëpagesa dhe Pasqyrat Financiare;
  • Njohëse e gjuhëve Anglisht ose Italisht;
  • Të ketë aftesi komunikuese dhe bashkëpunues;
  • Të ketë aftes të spikatura analitike dhe raportimi;
  • Përdorues shumë i/e mire i Programeve financiare dhe MS Office.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment