Partner.al kërkon një Teknik Servisi për Pajisje Elektroshtëpiake në Tiranë për një klient, i cili operon në tregun shqiptar dhe fqinj në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Merr në dorëzim dhe konstaton defektet brenda afatit të caktuar sipas udhëzimeve që merr nga koordinatori i departamentit;
  • Ndjekja e saktë e procedurave për tërheqjen e pjeseve të këmbimit;
  • Përgjegjës për riparimin dhe testimin e produkteve;
  • Raporton në kohë mbi statusin e produktit;
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Kërkohet arsimi i mesëm Profesional ose i lartë në profilin Inxhinieri Elektronike;
  • Minimalisht 3 vite eksperiencë në këtë profil;
  • Të ketë njohuri në perdorimin e Paketës Office;
  • Të ketë aftësi shumë te mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Të disponoj leje drejtimi të kategorisë B;
  • Të jetë i disponueshëm për punën në terren.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment