Partner.al kërkon një Analist/e të Dhënash në Tiranë, për një kompani prodhimi e cila operon prej 6 vitesh në treg.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Ndjek dhe analizon urdhër porosinë nga furnitori te klienti;
  •  Monitoron dhe raporton mbi gjendjen dhe lëvizjet e stokut në magazinë;
  • Ndjek dhe koordinon marrëdhëniet e kompanisë me furnitorët;
  • Analizon konsumin e lëndëve të para;
  • Analiza dhe raporte të ndryshme sipas nevojës së departamentit.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë Universitare në një nga degët e Fakultetit Ekonomik;
  • Minimumi dy vite eksperiencë pune në përpunimin e të dhënave dhe analiza;
  • Aftësi të mira analitike;
  • Njohuri të shumë të mira të paketës Microsoft Office, aftësi të avancuara në përdorimin e Excel;
  • Njohuri të gjuhës Angleze;
  •  Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe punës në grup;
  • Aftësi për të përballuar stresin dhe presionin në punë.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment