Partner.al kërkon një Inxhinier Elektrik në Tirane, për një klient i cili operon në furnizimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe perfundimi;
- Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e ekipit për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen
sipas parametrave të percaktuara në projekt; - Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve
përkatëse në institucionet vendase; - Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
- Kordinon punën e ekipit;
- Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
- Jep zgjidhje teknike detajeve të paparshikuara në projekt dhe/ose rekomandon
përmirësimin e tyre; - Harton dhe mbikqyr mirëmbajtjen periodike të sistemeve të instalimeve elektrike gjatë fazes te
shfrytezimit; - Raporton periodikisht mbi ecurinë e punimeve.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Inxhinieri Elektrike;
- Te ketë eksperiencë në ketë fushë jo më pak se 5 vite;
- Të ketë njohuri të mira në automatizimin e pajisjeve;
- Të zoterojë programin Autocad për instalimet elektrike;
- Të zorerojë gjuhën angleze;
- Të zoterojë leje drejtimi të klasit B;
- Eksperiencat e punës në sektorin fotovoltaik përbejne avantazh.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme:rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment