Partner.al kërkon një Menaxher/e Finance në Tiranë,për një kompani prodhimi e cila operon prej 6 vitesh në treg.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të mbikeqyrë operacionet e përditshme të njësive ekonomike të kompanisë në funksionet e financës dhe të kontabilitetit, duke u siguruar për optimizimin e proceseve të brendshme;
- Të monitorojë dhe analizojë rezultatet mujore të kompanisë në perputhje me buxhetin, duke sjellë në vëmendje të menaxhimit çeshtje të rendesishme kur është e nevojshme;
- Të pergatisë treguesit operacional për raportimin e brendshëm dhe të jashtem;
- Të prezantojë tek përgjegjësi i kompanisë dokumentet dhe materialet e prodhuara nën përgjegjësinë e tij/saj;
- Kontroll i detajuar i te ardhurave dhe shpenzimeve te kompanisë dhe analizë sipas njesive;
- Pergatitja në menyre periodike e raporteve financiare për shoqerinë
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike; preferohet ne Financë-Kontabilitet.
- Përqëndrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;
- Eksperiencë minimum 5 vite;
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare;
- Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ju lutem specifiokoni ne subjekt pozicionin për të cilin aplikoni.
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al Afati aplikimit është deri më datë 27.02.2019
Add Comment