Fuqia e trajnimit dhe zhvillimit
ju ndihmon të gjeni mënyrën më të mirë për të motivuar stafin tuaj!
Pse nevojitet trajnimi i stafit? Kursen kohë, rrit produktivitetin dhe fitimet!
Zhvillimi i Burimve Njerezore përqëndrohet në trajnimin e punonjësve për punët e tyre të tanishme dhe zhvillimin e aftësive për rolet dhe përgjegjësitë e tyre në të ardhmen.
Edukim i gjithë kompanisë me kulturën e shitjeve.
Në modelet e shumta të bizneseve, ekipi i shitjeve ka një funksion themelor në zhvillimin e biznesit.Mundësimi i trajnimeve të shitjes për të gjithë departamentet jo vetëm atij të shitjes, bën që e gjithë kompania të jetë e orjentuar drejt klientit.Përmbushja e këtij synimi është më e shpejtë nëse të gjithë janë të përfshirë në të kuptuarin e procesit e marrdhënieve me klientin. Trajnimi në shitje krijon njohuri më të mira mbi dëshirat e klientit. Përvetësimi i këtyre njohurive mundëson që secili prej departmenteve të jetë i dizinjeruar për t’i shërbyer më mirë klientit.
Motivim
Teknikat e motivimit të përfshira në modulet e trajnimve kanë rezultuar të jenë shumë efektive. Rëndësia qëndron në faktin se një staff i motivuar, është një staff i sukseshëm. Në mënyrë direkte kjo sjell rritje të performancës, klientë të kënaqur dhe fitim për kompaninë. Duke qenë se metodat e reja të menaxhimit e theksojnë motivimin në përmbajtjen e tyre, është e rëndësishme që ky i fundit të implementohet në mënyrën e duhur. Dhe kjo është pikërisht ajo që kompania jonë kërkon të arrijë.
Të flasim të njëjtën gjuhë Brenda kompanisë.
Shpesh punojësit e një kompanie edhe pse punojnë për të njëjtin qëllim nuk flasin
të njëjtën gjuhë me njëri-tjetrin. Trajnimi i kompanisë në të gjitha nivelet unifikon mënyrën e komunikimit ndërmjet punojësve të saj. Një kompani e cila ka
emancipimin të trajnojë gjithë staff-in krijon një ambjent ku secili prej punojësve punon për një qëllim të vetëm. Kjo bën që të gjitha departamentet të jenë të koordinuara. Trajnimet kolektive zhvillojnë shpirtin e skuadrës dhe bëjnë që e gjithë kompania të lëvizi me të njëjtin hap.
Avantazh konkurues
Për të ruajtuar një avantazh konkurues në treg, kompania juaj duhet të investojë në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve. Me tregun gjithmonë e më shumë në lëvizje bëhet më i vështirë depërtimi e aq më tepër zotërimi i tregut. Duke investuar në zhvillimin dhe trajnimin e punojësve ti krijon për kompaninë tënde një avantazh mbi konkurentët e tu. Pasi trajnimet tona fokusohen në zhvillimin e aftësive të punojësve, duke nxjerrë në pah aftësitë që ata kanë dhe duke i perfeksionuar ato. Kur një kompani ka punojës të ndërgjejshëm mbi aftësitë e tyre krijon një avantazh mbi konkurentët e saj.