Partner.al kërkon një Përgjegjës Magazinier në Durrës,për një klient i cili zhvillon aktivitetin në fushën e shtypit komercial dhe botimeve të ndryshme prej 10 vitesh.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Administron  magazinën në përputhje me rregullat e vendosuar nga kompania;
  • Mbikqyr praninë e produkteve, magazinimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e  ambjenteve dhe pajisjeve në magazinë;
  • Planifikon dhe shfrytëzon me eficencë  hapsirat e magazinës;
  • Kontrollon sasine dhe cilesinë e produktit që hynë dhe del nga magazina;
  • Kryen në mënyrë sistematike  inventare;
  • Kujdeset per produktet të vendosura në hapësiren që ka nën përgjegjësi;
  • Inicimi, kordinimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave në magazinë;
  • Mbikqyrja e standarteve të higjenes dhe sigurisë në punë;
  • Dhënie feedbacku dhe monitorimi i cilësise së punës;
  • Regjistrimi i deftesave të shpërndarjeve dhe cdo lloji tjetër dokumentash apo transaksionesh nën përgjegjësinë e tij;
  • Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në Magazinën perkatese si dhe komunikon me Departamentin e  Financës  për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e mesem (Arsimi larte përben avantazh);
  • Të ketë eksperiencë pune të paktën 2 vite;
  • Të ketë aftesi organizative;
  • Të jetë i komunikueshem;
  • Të ketë njohuri mbi pakten Office;
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti;
  • Të jetë i aftë të punoje në grup;

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin pozicion aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment