Partner.al kërkon një Agjent Shitjesh Presales në Tiranë, për një kompani të suksesshme
distribucioni produktesh kozmetike dhe parukerie.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për menaxhimin e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me
klientët; - Të realizoj planin dhe prezencën e produkteve të vendosura nga kompania në zonën
e tij; - Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e
konkurrentëve; - Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe indentifikimin e
klientëve të rinj; - Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke
siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta; - Inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të
kompanisë; - Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e
shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
Negocion me klientët për oferta, pozicione më të mira dhe prezencë më të madhe
të produkteve;
Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme
me ta;
Përgjegjës për implementimin e standarteve Merchandiser sipas standarteve të
përcaktuar nga kompania;
Të gjejë vendet e duhura për mjetet publicitare dhe të kujdeset deri në fund
personalisht për vendosjen në rregull të tyre;
Raporton në mënyrë aktive për konkurrencën ( çmimet/ ofertat/promocione, etj);
Të zbatojë me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të
detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori;
Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
- Eksperiencë më shumë se 3 vite në profile të ngjashme;
- Eksperiencë 5 vjeçare në distribucion;
- Aftësi komunikuese, analititke, operacionale, kordinuese menaxheriale, lidership.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
- Të zotërojë patentë të klasit B.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment