Partner.al kërkon një Menaxhere Zyre në Tiranë, për një klient i cili operonë në sektorin e prodhimit dhe shitjes së konstruksioneve metalike.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Mbikëqyr veprimtarinë e përditshme të kompanisë;
  • Siguron që punonjësit të punojnë në mënyrë produktive dhe të koordinuar midis departamenteve;
  • Përgatit raportet periodike për administratoret;
  • Harton dhe dorëzon raportet tek administratorët për të gjitha çështjet me rëndësi;
  • Ruajtja e marrëdhënieve me klientet/furnitoret;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e shitjeve për ndjekjen e ecurisë së projekteve me klientët në kohë dhe me cilësi të lartë;
  • Të mbajë evidencat e punonjësve;
  • Të mbajë hyrjet dhe daljet e punonjësve gjatë orarit të punës;
  • Koordinimin e takimeve në sallën e mbledhjeve;
  • Trajtimin e të gjitha kërkesave të administratës (internet; telefon; kancelari);
  • Mbikëqyr rekrutimin dhe trajnimin e punonjësve të rinj;
  • Detyra të tjera të cilat mund ti caktohen.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet dega Administrim Biznes;
  • Mbi 3 vjet eksperiencë pune të ngjashme, përben avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuha e dytë përbën avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti dhe korrektësia;
  • Të ketë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojë në dhënien e ideve të reja;
  • Të eci me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë;
  • Mosha preferohet mbi 30 vjeç.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment