Partner.al kërkon një Agjent/e Shitje në Tiranë, për një kompani që operon në fushen e distribucionit te Verave Franceze.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

• Përgjegjës për menaxhimin e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët;
• Të realizoj planin dhe distribucionin e produkteve;
• Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurrentëve;
• Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
• Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
• Përgjegjës për ndjekjen e debive në zonën që mbulon;
• Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
• Përgjegjës për implementimin e standarteve Merchandiser sipas standarteve të përcaktuar nga kompanai;
• Të zbatoj me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga supervisori;
• Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;
• Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen nga Supervizori i Zonës.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  •  Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Mbi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme;
  •  Njohje shumë të mirë të zonave të ndryshme të Durrësit, të Tiranës;
  • Te jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
  •  Të zotëroj leje drejtimi të kategorisë B;
  • Aftësi të mira komunikuese.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin pozicion aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment