Partner.al kërkon një Agjent/e Shitje X-Vannë Tiranë,për një klient të suksesshëm që operon në fushën e distribucionit të kafesë.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës për një zonë të Tiranës;
  • Viziton çdo pikë shitje sipas programit ditor;
  • Të ndërtoje të ndjekë dhe të përmirësoje në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët;
  • Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët;
  • Kontrollon gjendjen e stokut në cdo pikë që viziton;
  • Identifikon nevojat e klientëve;
  • Jep propozime për përmbushjen e kërkesave të klientit;
  • Monitoron procesin e porosive deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
  • Zbaton me përpikmëri detyrat e përcaktuara nga eprori.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • E domosdoshme është të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Mbi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme;
  •  Njohje shumë të mirë të zonave të ndryshme  të Tiranës;
  • Të jetë person i shkathët dhe energjik;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh;
  • Të zotëroj leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin pozicion aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment