Partner.al kërkon një Agjent/e Shitje në Durrës, për një kompani që operon në fushen e distribucionit të Produkteve të Konsumit dhe Verave Franceze.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  •  Përgjegjës për menaxhimin e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët;
  • Përgjegjës për ndjekjen e debive në zonën që mbulon;
  • Të realizoj planin dhe distribucionin e produkteve;
  • Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurrentëve;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
  • Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
  • Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon me departamentet përgjegjës deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
  • Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me eproret, mbi ecurinë e punës dhe mbi problematikat e hasuara.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  •  Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh;
  •  Eksperienca në pune të ngjashme përbën avantazh;
  • Te jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
  •  Të zotëroj leje drejtimi të kategorisë B;
  •  Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin pozicion aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment