Partner.al kërkon një Risk Assessor në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e financimit për blerjen e automjeteve.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës për të kontrolluar të gjitha hapat dhe dokumentet në dispozicion për një kërkesë kredie;
  • Përgjegjës për listat e azhurnuara të referencave të përdorura në procesin e huasë si: pagat të industrive / profesioneve të ndryshme, qiratë, çmimet e tregut të makinave;
  • Përgjegjës për raportimin në baza ditore për cilëndo nga shenjat e “paralajmërimit të hershëm” në lidhje me miratimin e cilësisë së kredisë;
  • Përgjegjës për tërheqjen e të gjitha dosjeve te huasë cdo fillim muajit nga degët dhe i administron ato në HQ;
  • Pjestar I grupit të miratimit të kredisë;
  • Identifikon, monitoron dhe kontrollon të gjitha llojet e rreziqeve për të gjitha kreditë;
  • Këshillon administratorin për respektimin e ligjeve, rregullave dhe standardeve,duke informuar rregullisht për zhvillimet në terren;
  • Krijon udhëzimet për stafin për zbatimin e duhur të ligjeve, rregullave dhe standardeteve përmes procedurave përkatëse;
  • Identifikon, regjistron dhe vlerëson rreziqet e përputhshmërisë që lidhen me operacionet për kredidhënie,
  • Përgjegjës për krijimin e një ambjenti inkurajues dhe të përshtatshem për punjonjësit në mënyrë që të raportohen saktë parregullsitë në procedura sipas rregulloreve;
  • Përgjegjës për raportimet përkatëse në përputhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore (siç është pastrimi i parave), si dhe ndërlidhja me Bankën e Shqipërisë dhe cdo autoritete tjetër mbikëqyrjës financiar (AMF)etj.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë kryer arsimin e lartë, profili Ekonomik;
  • Mbi 3 vite eksperiencë të ngjashme;
  • Përdorues shume i/e mire të paketes MS Office dhe Programeve financiare;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Aftesi shumë të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe lidershipi;

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment