Partner.al kërkon një Menaxhere Dyqani në Lushnje, për një kompani të suksesshme distribucioni produktesh kozmetike dhe parukerie.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjësi për aktivitetin e shitjeve dhe menaxhimin e përditshëm të dyqanit;
  • Menaxhon, organizon, monitoron, trajnon dhe vlerëson punën e punonjësve nën mbikqyrje;
  • Bashkëpunon me punonjësit e tjerë për të arritur target dhe objektivat e vendosura;
  • Përgjegjësi për mirëmbajtjen e ambjenteve të punës, pastërtinë, promovimin dhe marketingun e veshjeve në butik;
  • Përgatit raporte ose analiza për shitjet, ndjek target dhe buxhetin e sektorit,  kontrollon dhe raporton për gjendjen e inventarit, bën propozime për blerje si dhe ndjek të gjitha proceset e nevojshme për një mbarëvajtje dhe organizim sa më të mirë të punës në sektorin e tij;
  • Sugjeron dhe propozon ide të reja përmirësimi të proceseve të punës, të shërbimit ndaj klientit si dhe fushave të tjera të aktivitetit nën përgjegjësi;
  • Raporton te Administratori i përgjithshëm.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë;
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e shitjeve;
  • Të ketë eksperiencë në menaxhimin e stafit të shitjes;
  • Njohuri të gjuhës  Angleze;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Të jetë e vetëmotivuar dhe e organizuar;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment