Partner.al kërkon një Menaxher/e Projekti në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e IT dhe Sistemeve të Sigurisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës për promovimin dhe menaxhimin e ciklit të shitjeve për produktetet e kompanisë;
  •  Përgjegjës për kërkime në terren dhe kontaktimin me  klientët të rinj.
  • Paraqet propozime konkrete teknike për plotesimin e nevojave të klientave;
  • Të arrijë objektivat e percaktuara nga kompania;
  • Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë;
  • Të identifikojë dhe zgjidhë në kohë shqetesimet e klientëve;
  • Të mbajë marredhënie të rregullta me klientët;
  • Të bashkëpunojë me departamentet përkatëse deri në zgjidhjen e çdo problemi/kërkesë nga klientët.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Preferohet të ketë përfunduar studimet Master për Informatike ose Elektronike;
  • Të ketë njohuri për paisje informatike dhe sistemet e sigurimit;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet;
  • Të ketë eksperiencë minimum 3 vjet në të njëjtin pozicion;
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin pozicion aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment