Partner.al kërkon një Specialist Auditues Financiar në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Analizon çdo departament të kompanisë, veçanërisht Departamentin e Financës;
  • Kontrollon, verifikon dhe vlerëson veprimtaritë e departamenteve/filialeve & punën individuale të punonjësve të shoqërisë për të përcaktuar përputhshmërinë me rregulloret, standartet, proçedurat dhe politikat e kompanisë;
  • Zhvillon dhe menaxhon sistemin e informatizuar të regjistrimit dhe raportimit të auditit të brendshëm;
  • Kryen kontrolle dhe verifikime të procedurave të ndjekura gjatë proceseve të punës , përpilon raportet përkatëse dhe bën sugjerime;
  • Bashkërendon dhe menaxhon angazhimin e departamenteve apo punonjësve përkates ne procesin e kryerjes së auditimit të brendshëm;
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara gjatë proçesit të auditimit dhe përpilon raporte informative për drejtuesit e kompanisë;
  • Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të auditimeve të mëparshme, të miratuara nga drejtuesit.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Diplome Universitare e Fakultetit Ekonomik, preferohet dega Financë -Kontabilitet;
  • Preferohet të kenë eksperiencë pune në sektore të ngjashem, në
    fushën e Retail;
  • Njohës shume i/e mirë i legjislacionit financiar/tatimor;
  • Aftësi të spikatura analitike dhe raportimi;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup;
  • Përdorues shumë i/e mire i programeve financiare dhe MS Office.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment