Partner.al kërkon një Menaxher/e Finance në Tiranë,për një kompani prodhimi e cila operon prej 6 vitesh në treg. 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të mbikeqyrë operacionet e përditshme të njësive ekonomike të kompanisë në funksionet e financës dhe të kontabilitetit, duke u siguruar për optimizimin e proceseve të brendshme;
  • Të monitorojë dhe analizojë rezultatet mujore të kompanisë në perputhje me buxhetin, duke sjellë në vëmendje të menaxhimit çeshtje të rendesishme kur është e nevojshme;
  • Të pergatisë treguesit operacional për raportimin e brendshëm dhe të jashtem;
  • Të prezantojë tek përgjegjësi i kompanisë dokumentet dhe materialet e prodhuara nën përgjegjësinë e tij/saj;
  • Kontroll i detajuar i te ardhurave dhe shpenzimeve te kompanisë dhe analizë sipas njesive;
  • Pergatitja në menyre periodike e raporteve financiare për shoqerinë.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike; preferohet ne Financë-Kontabilitet.
  • Përqëndrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;
  • Eksperiencë minimum 5 vite;
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment