Menaxher Shitjesh për Zonën e Korcës

Partner.al kërkon Menaxher Shitjesh për Zonën e Korcës për një kompani të sukesseshme distribucioni e cila operon në treg prej 15 vitesh.

Menaxheri Rajonal është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës në zonën që mbulon. Ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Udhëheq, organizon dhe kontrollon strukturat vartëse dhe bashkëpunon me ta për realizimin e objektivave të shitjes. Është përgjegjës për menaxhimin e marrdhënieve me klientët dhe shtimin e portofolit të tyre.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Planifikon, drejton, organizon dhe kontrollon aktivitet e shitjes;
  • Përgjegjës për planinifikimin, drejtimin, organizimin dhe monitorimin e ekipit të shitjes;
  • Implementon në mënyrë të sukseshme strategjinë e shitjes;
  • Monitoron ekzekutimin e planeve në mënyrë që të sigurohet realizimi i objektivave;
  • Harton grafikun e punës për të gjithë strukturat vartëse;
  • Koordinon dhe organizon punën e përditshme sipas prioriteteve kohore;
  • Të mbështesë dhe të orientoj stafin gjatë përmbyshjes së detyrave të tyre ditore;
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrdhënieve me klientë dhe zgjerimi i portofolit;
  • Njohje shumë e mirë e tregut dhe studim i konkurrencës;
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;
  • Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen nga Drejtori i Përgjithshëm.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta;
  • Aftësi të mira organzitave dhe negociuese;
  • Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
  • Mbi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme;
  • Te kete kualifikim te përshtatshëm me pozicionin ;
  • Te jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
  • Vendbanimi : Korcë;
  • Të zotërojë leje drejtimi.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar
CV-in në adresën e mëposhtme:
rekrutime@partner.al
ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga
Partner.al.

Add Comment