Partner.al kërkon Inxhinier Civil për një kompani të suksesshme e cila operon prej 15 vitesh në sektorin e ndërtimit të rezidencave të banimit dhe qëndrave të biznesit me standarte europiane. 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Analizimi i projektit dhe detajimi i preventivit, për të bërë të mundur kalkulimin e kostos paraprake të objektit;
  • Hartimi i grafikut të detajuar të punimeve në bashkëpunim me menaxherin e Projektit;
  • Hartimi i Situacionit Mujor dhe atij Progresiv të objektit, duke mbajtur nën kontroll kostot, ecurinë e punimeve në kantier dhe përputhshmërine e tyre me preventivin;
  • Hulumtimi i tregut për Furnitorë dhe Kontraktorë, negocimi dhe lidhja e kontratave te punimeve;
  • Ndjekja e procedurave të lidhura me industrinë e ndërtimit në Institucionet përkatëse.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë universitare dhe pas universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Minimumi 5 vjet përvojë pune në sektorin e ndërtimit;
  • Zotërim i Paketës MS Office, MS Project dhe Autocad· Zotërim i gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht);
  • Pjesëmarrja në kurse/trajnime profesionale përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikqyrje, raportim menaxherial; menaxhimperformance.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar
CV-in në adresën e mëposhtme:
rekrutime@partner.al
ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga
Partner.al.

Add Comment