Partner.al kërkon Asistent Menaxher për një rrjet dyqanesh shumë të suksesshëm që operon në fushën e elektroshtëpiakeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjësia për të dorezuar planin vjetor ne xhiro dhe fitim para interesit dhe amortizimit;
- Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të siguruar rendiment;
- Menaxhimi i niveleve te stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyce per kontrollin e stokut;
- Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
- Kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klientëve;
- Shëtitja sistematike në terrenin e shitjeve, biseda me kolegët dhe klientët dhe identifikimi ose zgjidhja e ceshtjeve urgjente;
- Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjeve;
- Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të pasur rendiment;
- Marrja me ceshtjet e stafit; intervistimi per pjesetare te rinj potencial për staf; përcjellja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise;
- Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
- Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
- Kujdesi per paraqitjen dhe ndjeshmëria për paraqitjen e jashtme dhe të brendshme të dyqanit.
- Kujdesi per paraqitjen dhe ndjeshmëria për paraqitjen e jashtme dhe të brendshme të dyqanit.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohen degë të lidhura me Administrim Biznesi);
- Minimum 3 vjet përvoje pune në shitje me pakicë;
- Të ketë eksperiencë pune në pozicione te ngjashme;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
- Të ketë njohuri shumë te mira të programeve të paketës Microsoft Office si dhe te programit FINANCA 5;
- Të kete njohuri të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
- Aftësi të mira komunikuese;
- Sistematik dhe i organizuar;
- Aftësi për të punuar në grup.
- Aftësi motivuese;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar
CV-in në adresën e mëposhtme:
rekrutime@partner.al
ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga
Partner.al.
Add Comment