Partner.al kërkon një Menaxher Prodhimi në Qarkun Fier-Vlorë, për një kompani të suksesshme të prodhimit dhe amballazhimit të ujit.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Planifikon dhe organizon procesin periodik të prodhimit (ditor/javor/mujor);
  • Sigurohet për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Vendos standartet e kontrollit të cilësisë;
  • Harton dhe mbikqyr procesin e prodhimit për të garantuar ecurinë e tij pa problem dhe shpërndarjen në kohë të të gjitha porosive;
  • Komunikon çdo problem në lidhje me procesin e prodhimit, sa më shpejt të jetë e mundur;
  • Planifikon dhe manaxhon të gjithë procesin e porosisë dhe blerjes së lëndëve të para;
  • Planifikon dhe organizon riparimin & mirëmbajtjen rutinë të pajisjeve të prodhimit;
  • Sigurohet që cilësia e çdo produkti që prodhohet të jetë brenda standartit të vendosur nga kompania;
  • Harton procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike;
  • Koordinon rrjedhën e punës dhe disponueshmërinë e fuqisë punëtore, duke komunikuar pjesëmarrjen, postet e punes, performancën, kohën e lejes për të shmangur ndërprerjet e procesit në fabrikë;
  • Harton dhe ekzekuton programet parandaluese dhe korrigjuese të mirëmbajtjes. Sigurohet që makineritë janë gjithë kohën në punë;
  • Sigurohet që punonjësit punojnë në përputhje me standardet e kompanisë dhe departamentit për cilësinë, produktivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë;
  • Orienton dhe trajnon punonjësit e rinj sipas nevojës duke përfshirë edhe disiplinimin e punonjësve sipas politikave të kompanisë dhe sipas nevojës.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë universitare në “Teknologji ushqimore” ose degë të ngjashme. Diplomat e niveleve më të larta përbëjnë avantazh;
  • Minimumi 5 vite eksperiencë pune në industri lëngjesh ose ushqimore. Avantazh përbën eksperienca e mëparshme në fabrikë uji;
  • Person me iniciative dhe aftësi drejtuese;
  • I organizuar dhe i orientuar nga rezultatet;
  • Aftesi të shkëlqyera komunikimi;
  • I aftë të drejtojë njerëzit në varësi;
  • Leje drejtimi kategoria B.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment